Aksident komunikacioni, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion, sot rreth orës 11:25, afër fshatit Topanicë të Kamenicës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot më 31.08.2022 rreth orës 11:25 afër fshatit Topanicë komuna Kamenicë është shkaktuar aksident trafiku në mes të dy veture, me tabela vendore. Me këtë rast si pasojë e aksidentit lëndime të leta trupore pësojnë pesë përsona që gjendeshin në të dy veturat”, ka thënë Hashani.
Pas marrjes së ndihmës së parë, të lënduarit janë liruar në shtëpi.
Hashani ka thënë se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal./21Media

Back to top button