Seriali “The Lord of the Rings: The Rings of Power”, premierë në Londër

Anëtarë të ekipit realizues të serialit “The Lord of the Rings: The Rings of Power”, ishin të pranishëm në premierën e tij që u shfaq në Londër.
Yjet e serialit, para shfaqjes së premierës pozuan për fotografi dhe folën për media.
Aktorja Cynthia Addai-Robinson ka thënë se çdo gjë është mahnitëse, se ndihet mirë që po kremtojnë për serialin, se atje ndodhet i tërë stafi realizues i tij, si producentët, skenaristët, bashkëpunëtorët, regjisorët, dhe kjo është mahnitëse.
Prodhuesit e seriali J.D. Payne dhe Patrick McKay, rreth pyetjes se a mund të tregojnë diçka për sezonin e dytë të “Lord of the Rings: The Rings of Power”, se a do të fillojnë me realizim të tij, nuk kanë dhënë shumë detaje. Megjithatë ata kanë thënë se dashamirët e tij do të përjetojnë një udhëtim mahnitës gjatë shikimit të tij.
Aktori Daniel Weyman ka thënë se i do aventurat, dhe kjo shihet edhe në këtë serial. Sipas tij, seriali sjell shumë aventura, që prej fillmit e deri në fund. Çdo gjë është në nivelin e dunur, ka thënë si, si kostumet e aktorëve, gjuha e përdorur, dialekti, lëvizjet e tyre e çdo gjë tjetër. Weyman ndihet i privilegjuar që është pjesë e tij.
Aktori Lloyd Owen ka thënë se kur ishte më i ri, ka rrezuikuar më shumë, dhe e me kalimin e viteve ka përjetuar shumë çka, por tani më nuk rrezikon shumë. Psh ka parë se ata që rrezikojnë kalojnë më mirë, se njeriut duhet të ketë mendjen e hapur, të ketë ide të reja. Dhe këtu vijnë aventurat. Sa i përket personazhit të tij, ai luan rolin e heroit, ka thënë Owen, e këtu thotë se njeriu hero nuk lind po bëhet.
Në pyetjen se si ia del në tërë dinamizmin e jetës, si ia del të mbijetojë e të jetë në formë si çdo herë, aktori Charles Edwards ka thënë se bën gjëra që i pëlqejnë, se e  pëlqen Shekspirin, flet, shkruan gjëra të bukura për njeriun, për dashurinë, e për famljen. Ai ka thënë se normalisht ka probleme si të tjerët, por se ato i kalon, flet me shoqëri, flet me ta, dhe kjo sipas tij është ajo që zgjatë jetën, pra kur diskuton për gjërat dhe merr mbështetje.
Në serialin “The Lord of the Rings: The Rings of Power” me role paraqitem edhe shumë aktorë të tjerë, në mesin e tyre Markella Kavenagh, Sara Zwangobani, Nazanin Boniadi, Robert Aramayo, Ismael Cruz Cordova e të tjerë.
Sezoni i parë i tij u xhirua në Zelandë të Re, dhe ambienti atje u ka mundësuar aktorëve e tërë stafit realizues që të përjetojnë aventura.
Seriali tetë episodësh “The Lord of the Rings: The Rings of Power” do të fillojë të transmetohet në Prime Video filluar nga data 2 shtator 2022./21Media


Back to top button