Aksident me fatalitet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Lajmin për rtv21.tv e ka konfrmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka informuar se në aksident është përfshirë një kamion, i cili është rrotulluar.
“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete.”, ka bërë të ditur Krasniqi./21Media

Back to top button