Aksident me fatalitet në Ferizaj

 

Në një aksident trafiku ka humbur jetën një grua 64 vjeçare sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K 20 vjeçar nga pakujdesia, me anësoren e djathtë ka goditur këmbësoren me inicialet SH.J 64 vjeçare, me ç’rast e njejta kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

“E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rret orës 13:30, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button