Aksident me fatalitet në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë ka thënë se ë këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion).

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësii automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button