Ndalohet drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës

Është ndaluar M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media.

I dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa sipas Themelores ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë./21Media

Back to top button