Aksident me fatalitet në Malishevë, vdes një person

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Malishevë-Arllat.
Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për viktimën B.G., rreth 74-vjeç.
“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe Emergjenca mjekësorë. Mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka njoftuar Policia.

Show More
Back to top button