I dyshuari me biçikletë i merr vajzës nga qafa varësen e floririt

Policia e Shkodrës arrestoi një person i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Policia vuri në dispozicion pamjet e një prej grabitjeve të ndodhura në një nga rrugicat e Shkodrës, e mesa duket nuk janë të vetmet.
“Ky shtetas në lagjen “Kongresi i Permetit”, në rrugën “Bahçe e Çakajve” duke qarkulluar me biçikletë,  i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt në qafë, me vlerën 30.000 lekë të rinj shtetases D. B.”, njoftoi Policia.
29-vjeçari dyshohet edhe për 6 vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, nga këto tri raste të marrjes me forcë të varëseve nga qafa të tre shtetaseve dhe tre raste të vjedhjes me thyerje të banesave e lokaleve.
Banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i dyshuari K.A ka qenë i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale dhe i dënuar më parë po për vjedhje.
Operacioni “Përsëritësi” u ndërmor nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim më Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhune”./21Media

 
 

Show More
Back to top button