Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident me fatalitet në Rahovec, një person shoqërohet në Polici

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në rrugën Xerrxë – Rahovec.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën shkak i lëndimeve që ka pësuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor në Qendrëm Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Elezaj ka bërë të ditur se një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në Polici.
Elezaj ka shtuar se njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button