Aksident me fatalitet në Rrugën e Kombit, makina bie në greminë
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit me pasojë vdekje e një 25-vjeçari dhe lëndimin e një tjetri.
Një automjet tip Benz me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit./21Media