Flasin nga kompania e autobusit për RTV21, pasagjerët ishin nga Shqipëria
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është aksidentuar autobusi nga Kosova ku janë lënduar rreth 20 persona.
Lidhur me këtë për portalin rtv21.tv kanë dhënë detaje nga kompania e turizmit “Armendi Tours ”, të cilit i takonte autobusi i aksidentuar.
Nga kjo kompani kanë thënë se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që lëndimi më i rëndë është thyerja e këmbës.
Sipas informacioneve nga Armendi Tours, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ishin turistë nga Shqipëria, ndërkohë që nisja është bërë me datë 18 maj nga Kosova.
Sipas deklaratës nga kompania, në autobus ishin tre shoferë, po ashtu bënë të ditur se në vendin ku ka ndodhur aksidenti Austri/Salzburg ishte duke u rregulluar rruga dhe po funksiononte vetëm një shirit i autostradës./21Media