Aksident me fatalitet, vdiq një shkupjane

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ditës së djeshme një 79-vjeçare nga Shkupi vdiq nga një aksident në rrugën “Brigada kosovaro-maqedonase”, përcjell TV21.
Aksidenti u raportua rreth orës 09:41 mes automjetit të pasagjerëve “Opel Corsa”, të drejtuar nga N.A. (30) nga Shkupi dhe një automjeti “Volkswagen Passat që po drejtohej nga Z.Z. (21) nga Vizbegu i Shkupit, të dy me targa të Shkupit.
Siç njoftoi MPB, pasagjerja në automjetin “Opel Corsa”, A.E. (79) nga Shkupi, nga lëndimet e marra vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Emergjencës Mjekësore, shkruan TV21./21Media

Back to top button