Tayna ka realizuar 35 këngë për katër vjet karrierë

Rep-artistja e njohur, Tayna, i është bashkuar skenës muzikore shqiptare në vitin 2018.
Prej asaj kohe, reperja ka publikuar 35 projekte muzikore.
Tayna ka falënderuar fansat e saj për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë këto 4 vjet karrierë.
Ajo ka njoftuar se ka edhe shumë këngë të tjera gati që nuk janë publikuar ende.
“Tri ditë/ 3 milionë është si rruga e ime në këtë jetë 33. 35 këngë për vetëm 4 vite karrierë të krijuara krejt vetë e po më duket që gjithë jetën. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Plus hite tjera kemi plot që nuk janë publikuar akoma. Deri atëherë…numri që keni telefonuar po feston duke ndriçuar”, ka shkruar Tayna në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)


Ndryshe, para disa ditëve, Tayna ka lansuar projektin muzikor të titulluar “Teket”. Kjo këngë deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button