Aksident mes motoçikletës dhe një veture, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture që ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas trajtimit ne Spitalin Rajonal në Gjakovë, janë liruar nga aty”, ka thënë ai.
Në 24-orët e kaluara kanë ndodhur 57 aksidente në trafik, 17 prej tyre me të lënduar./21Media

Back to top button