Aksident mes një autobusi dhe një veture në Prishtinë, 5 të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Prishtinë.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button