Aksident mes shtatë veturave në Vragoli

 

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli, në të cilën janë përfshirë shtatë vetura, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë Bajram Krasniqi ka treguar se në këtë aksident fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli, në drejtim të Pejës ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira 7 vetura. Fatmirësisht, në këtë aksident nuk ka të lënduar”, tha Krasniqi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e aksidentit për momentin rruga është e bllokuar.

Back to top button