Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, ku bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 20:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, tha Krasniqi për mediat.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me policinë dhe është duke pritur përgjigje.