Rritet numri i udhëtarëve, më së shumti vijnë nga Zvicra

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në 4 muajt e parë të këtij viti ka shërbyer gjithsej 807, 349 udhëtarë.
Zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara për rtv21.tv ka treguar se vetëm gjatë prillit kur edhe kanë qenë pushimet pranverore janë realizuar gjithsej 1 mijë e 960 fluturime, kurse, në muajin prill të vitit 2021 ishin realizuar 740 fluturime.
Në të dhënat e siguruara nga portali rtv21.tv krahasuar me të njëjten periudhë kohore të vitit të kaluar shihet gjatë prillit të këtij viti ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve.
Përmes aeroportit të Prishtinës gjatë prillit kanë ardhur 261.454 udhëtarë, kurse muajin prill të vitit të kaluar numri i udhëtarëve që janë shërbyer në këtë aeroport ishte 79,278.
Kjo ngritje e numrit është për shkak të përmirësimit të situatës me Covid-19 në shumicën e vendeve të botës, që bëri të ketë edhe lirim të masave antiCovid-19.


Krahasuar me vitin 2020 kur pandemia kishte shkaktuar krizën më të madhe në historinë e aviacionit në vitin 2021 ka pasur rritje të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas të dhënave të siguruara nga rtv21.tv gjatë 2021 janë kryer gjithsej 16,734 fluturime, kurse gjatë vitit 2020 ishin realizuar vetëm 8, 472 fluturime.
Gara për rtv21.tv ka treguar se rreth 30% e udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës janë nga Zvicra dhe për në Zvicër. Sa i përket trafikut të përgjithshëm, numri i udhëtarëve më i madh është nga Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria, Suedia./21Media

Back to top button