Aksident ndërmjet veturës dhe minibusit, dy të vdekur, 15 të lënduar
Dy persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Tekirdağ të Turqisë.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen Muratlı të Tekirdağ, ndërmjet një veture dhe një minibusi që ishte duke transportuar punëtorë.
Sipas medias turke, drejtuesi i makinës, Özcan Özdemir dhe gruaja e tij, Nalan Özdemir kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi i minibusit është lënduar, si dhe 14 punëtorë, që janë nxjerrur nga mjeti nga ekipet shëndetësore dhe zjarrfikëse dhe janë dërguar në spitalet e qytetit./21Media