Shpërthim në një lokal në Prishtinë

 

Sot rreth orës 03:30 ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas Ahmetit njësitet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button