Aksident në Drenoc të Klinës, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Drenoc të Klinës.
Në këtë aksident janë përfshirë një kombi dhe një veturë.
Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, për portalin rtv21.tv deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 minuta.
“Në aksident kanë qenë të involvuara një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova./21Media
 
 

Back to top button