Aksident në Gjakovë, 5 të lënduar rëndë

 

Pesë persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku ndërmjet dy veturave në fshatin Mrasor të Gjakovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Deri te aksidenti ka ardh kur njëra veturë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës hyn në tejkalim në kthesë dhe e godet veturën e cila ishte në përballkalim”, ka thënë Xhurkaj./21Media

Back to top button