Babai rrah djalin “hajn”

 

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 14:00 në Prizren.

Djali ka raportuar së është sulmuar fizikisht nga babai i tij dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor.

Megjithëkëtë, babai ka thënë se e ka rrahur djalin për vjedhje.

“Është intervistuar i dyshuari i cili ka pohuar e ka sulmuar viktimën pasi që ai ka kryer vjedhje”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button