Aksident në Gjakovë, biçiklisti goditet për vdekje nga vetura

 
Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë gjersa ishte duke e vozitur biçikletën.
Rasti ka ndodhur sot në rrugën “Faik Konica” në Gjakovë.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Ju njoftojmë se sot me datë 12.11.2021 rreth orës 12: 00 minuta në Rr. Faik Konica në Gjakovë ka ndodhë një aksident trafiku, në mes një veture dhe një ngasësi të biçikletës, me lëndime të rënda trupore si pasojë ka ardhë deri te vdekja e ngasësit të biçikletës”, ka njoftuar Xhurkaj./21Media

Back to top button