Arrestohet 51-vjeçari, dyshohet se i mashtroi rreth 420 qytetarë për viza jashtë vendit

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 51 vjeçar të dyshuar për mashtrimin e rreth 420 personave, të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit u ka marrë shuma parash duke iu premtuar viza pune jashtë vendit.
“Referuar dy rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (gjatë muajve të fundit), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit rajonal, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë: Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: F.B. 51 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore (që nga viti 2019) dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë rreth 420, të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit u ka marrë, shuma parash duke ju premruar viza pune jashtë vendit.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit rajonal po kryejn veprimet e nevojshme policore./21Media

Back to top button