Aksident në Gjakovë, një i vdekur

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë (e diel) në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj./21Media

 

Back to top button