Aksident në Gjakovë, tre të lënduar

 

Tre persona janë lënduar në një aksident ndërmjet dy veturave në fshatin Bërnjak të Gjakovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Te tre te lënduarit me autoambulancë dërgohen në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë. I dyshuari për shkaqe të lëndimeve dërgohet me autoambulancë në QKUK për shërim të mëtejshëm. Ndërsa një i lënduar shtrohet në repartin e Kirurgjisë në Gjakovë ndërsa i aksidentuari tjetër lirohet në shtëpi”, ka thënë Xhurkaj.

Sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë Ne lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili na ka autorizuar të zhvillohen hetimetdhe rasti te dërgohet në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button