Aksident në Has: 35-vjeçari hidhet nga kamioni për të shpëtuar por humb jetën

Një aksident i rëndë është shënuar në Has të Kukësit.
Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. “Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën”, informon policia e Kukësit
I riu ishte banues në fshatin Gajrep, Has./oranews

Back to top button