Aksident në Has, humb jetën shoferi, lëndohen 2 persona të tjerë

Një aksident ka ndodhur në Has, në segmentin Krumë-Golaj.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i vdekur.
Ndërsa dy persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Krumë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?