Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

(Lajm i përditësuar)


Kosova mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.

Dardanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe falë golave të Elvis Rexhbeçajt dhe Vedat Muriqit siguruan fitoren e parë në kuadër të grupit B në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Me këtë sukses, Kosova regjistron tri pikët e para në grup dhe rikthehet fuqishëm në garë pas humbjes në ndeshjen e parë. Dardanët do të rikthehen në fushë në muajin nëntor, kur do të zhvillojnë duelet e radhës në këtë cikël kualifikues.


Muriqi del nga fusha, e zëvendëson Asllani

Vedat Muriqi është zëvendësuar në ndeshjen e Kosovës ndaj Suedisë. Në minutën e 60-të, Muriqi u zëvendësua nga Fisnik Asllani.

Ndërkohë Albion Rrahmani u zëvendësuar me Muharrem Jasharin.

Kosova vazhdon të udhëheq 2:0.


Kosovë – Suedi, nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”

Ka nisur pjesa e dytë e përballjes mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” po hyjnë në këtë fraksion loje me epërsi pas dy golave të shënuar në pjesën e parë, me autor Elvis Rexhbeçajn dhe Vedat Muriqin. Atmosfera në shkallët e stadiumit vazhdon të jetë e zjarrtë, ndërsa tifozët po japin mbështetje të pandalshme për kombëtaren.

Tani mbetet të shihet nëse Kosova do ta menaxhojë avantazhin apo Suedia do të arrijë të reagojë në këtë 45-minutësh të dytë


Përfundon pjesa e parë, 2:0 për Kosovën 

Kosova po udhëheq 2:0 ndaj Suedisë pas pjesës së parë të ndeshjes në “Fadil Vokrri”.

Elvis Rexhbeçaj e Vedat Muriqi i shënuan golat.


Kooosoovaa … Vedat Muriqi shënon për 2:0

Kosova po udhëheq 2:0 ndaj Suedisë. Vedat Muriqi realizoi golin në minutën e 42-të.

Asistues ishte Albion Rrahmani.


Kosova shënon gooooool!

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë.

Elvis Rexhbeçaj shënoi për 1:0 në minutën e 26-të.

Është ky goli i dytë i Rexhbeçajt në fanellën e Kosovës.

Kosova e Suedia përballen në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në futboll më 2026.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button