Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Hungari, vdiqën dy të rinj kosovarë

Mbrëmë në Hungari raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë, dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën.

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e viktimave përmes një postimi në Facebook.

“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë. Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhenetit, inshaAllah. Për varrimin do t’i informojmë me kohë”, shkroi Bashkimi në Facebook.

Portali rtv21.tv ka kontakuar me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hungari dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button