Aksident në Malishevë, dy të lënduar
Dy persona janë lënduar sot në një aksident trafiku i cili ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Drenovc në Malishevë.
Lajmi për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ai ka bërë të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa në vendngjarje janë policia, zjarrfikësit dhe emergjenca./21Media