Edhe 32 milionë dollarë të SHBA-së për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i siguron Kosovës rreth 32 milionë dollarëv.
Në një postim në Facebook ajo ka njoftuar se me këtë grant, totali ka arritur vlerën e 73.4 milionë dollarëve, ka njoftuar Osmani.
“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse. Kosova është e bekuar me aleatët e saj!”, ka shkruar Osmani ndër tjera në Facebook.
Marrëveshja e Grantit për Objektivat Zhvillimore ka nisur në nëntor të 2020-s./21Media

Back to top button