Aksident në Mitrovicë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur para pak çastesh në Shupkovc të Mitrovicës.
Për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
“Nga informatat fillestare mund të konfirmoj se në aksidentin e shkaktuar ndërmjet dy veturave në rrugën magjistrale, zona Shupkovc, dy persona janë lënduar”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button