Austria nga 1 nëntori do të kërkojë certifikata COVID për shumicën e punonjësve
Që nga 1 nëntori, shumica e punonjësve në Austri do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë testuar negativë për virusin ose se janë shëruar nga COVID-19, vendosi sot qeveria e këtij vendi.
Autoritetet shëndetësore do të kontrollojnë në vend nëse punonjësit respektojnë rregullat.
Nëse nuk tregon vërtetim, punonjësi mund të gjobitet me 500 euro, ndërsa punëdhënësi me 3600 euro, tha ministri i Punës, Martin Kocher.
Përjashtim bëjnë punëtorët që nuk vijnë në kontakt të rregullt me njerëz të tjerë, siç janë shoferët e kamionëve.
Pasi mesatarja shtatë-ditore ishte nën 150 të infektuar për javë, ajo është rritur ditët e fundit dhe kohët e fundit arriti në 183 të infektuar.
Gati 62 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht.