Detaje nga operacioni i Policisë në Prishtinë

Policia e Kosovës, përkatësisht Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe njësitet tjera relevante, sot kanë realizuar një aksion në disa lokacione të ndryshme në qytetet Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë.
Ky operacion është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK),
Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej 125.000 euro të dyshuara, si dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit./21Media

Back to top button