Aksident në Peqin, përplasen dy motoçikleta, humb jetën një 49-vjeçar

 

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme (7 gusht) në Peqin, ku dy motoçikleta u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë, ka humbur jetën një prej drejtuesve të motorit me iniciale Sh.Sh., 49-vjeç.

Gjithashtu i plagosur mbeti dhe drejtuesi i motoçikletës tjetër shtetasi me iniciale Y.I., 52 vjeç.

“Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin,  duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë  në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës”, njofton Policia e Shqipërisë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit./oranews

Back to top button