Aksident në Prishtinë, 6 të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate te Katedralja në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona.”, ka informuar Ahmeti.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?