Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë rreth orës 17:00.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një biçiklisti.
“Rreth orës 17:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin!“, ka thënë Borovci./21Media

Back to top button