Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

 
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:00, në rrugën Luan Haradinaj, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Ahmeti./21Media

Back to top button