Një 22 vjeçar u plagos me armë brenda makinës

Një 22-vjeçar është plagosur sonte brenda makinës së tij, e cila ishte parkuar te lulishtja në rrethrrotullimin e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 ku në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Redi Balla, 22 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj./oranews

Back to top button