Ministrja Gërvalla-Schwarz nuk shkon për të raportuar në komision

Haliti: Nuk është e nevojshme të diskutojmë mes veti pa qenë dikush nga institucioni

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës nuk i ka regjistruar në regjistrin e pasurisë kapitale dhjetë vetura të blera në vitin 2020 për nevoja të ambasadave. Në raportin e auditimit që u prezantua sot në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike u evidentuan disa shkelje, por në raportim nuk mori pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ani pse komisioni e kishte ftuar. Shkeljet që evidentohen janë kryesisht me avance të pambyllura dhe mos regjistrim të plotë të shpenzimeve të misioneve diplomatike dhe konsullore./21Media

Back to top button