Aksident në Prugoc, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Prugoc të Prishtinës, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, tha Ahmeti.

Më tej, ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button