Punëtorët s’ia kthyen shefit parat e mallit të shitur, përfundojnë në Polici

Dy punëtorë në Lipjan kanë përfunduar në stacion policor pasi po dyshohen se nuk e kanë kthyer paratë e një sasie të mallit të shituar.

Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 16:00.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një kompanie ka raportuar se dy punëtorët e tij të dyshuarit meshkuj kosovarë, nuk i kanë kthyer shitjen e një sasie të mallit edhe pse e kanë premtuar pronarin se parat do ia kthejnë me datë të caktuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button