Aksident në Rahovec, vetura hyn në barnatore
Një aksident ka ndodhur sonte në Rahovec. Një veturë ka hyrë brenda në një barnatore të qytetit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 19:00 një veturë kishte lëvizur dhe kishte depërtuar në një barnatore në Rahovec pasi shoferi i saj pas parkimit nuk e kishte siguruar (frenuar) atë. Përveç dëmeve materiale në barnatore, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, ka thënë Elezaj.
Aksideti ka ndodhur në afërsi të QKMF-së në Rahovec./21Media
