Aksident në rrugën Brezovicë-Shtërpcë, 6 të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Brezovicë-Shterpcë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për portalin rtv21.tv ka thënë se pesë persona po trajtohen në Ferizaj, ndërsa njeri është dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë pranuar ndihmën mjekësore në Shtërpcë, janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Pesë persona prej tyre po trajtohen në Ferizaj, ndërsa njeri është dërguar në QKUK – Prishtinë”, ka thënë Veseli.
Njësia e Komunikacionit rrugor po e heton rastin./21Media

Back to top button