Të dielën shi e borë në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të dielën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?