Aksident në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima dhe të plagosur

 

Një aksident tragjik është regjistruar në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për katër viktima dhe disa të plagosur.

Viktimat, shtetas të Kosovës, ndodhen në morgun e Spitalit të Rrëshenit, ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë, në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rubikut, ndërsa janë përfshirë një automjet tip “Citroen” me targa të Kosovës dhe një kamion.

Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje./oranews

Back to top button