Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 2 të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka për portalin rtv21.tv se në aksident janë përfshirë njëkamion dhe një veturë.
“Sot rreth ores 07:30 në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lenduar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjeksor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?