Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, bllokohet rruga

Një kamion është vetaksidentuar sot rreth orës 10:00 aksin rrugor Pejë- Prishtinë, më konkretisht në fshatin Gjergjicë.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar major, Luljeta Mehmeti- Quigley.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Pejë- Prishtinë, më konkretisht në fshatin Gjergjicë ka ndodhur një aksident trafiku ( vetë – aksident) ku është përfshirë një kamion me tabela vendore”, ka thënë Mehmeti- Quigley.
Policia ka njoftuar se për shkak të këtij aksidenti komunikacioni vijon në një shirit./21Media

Back to top button